Hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë
- Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar - Strazhë - Kërçovë hiqet nga ora 14:30, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Ndalesa u vendos sot nga ora 9:40 në të dy drejtimet e rrugës për shkak të reshjeve të borës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:10, 1 shkurt, 2026
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar - Strazhë - Kërçovë hiqet nga ora 14:30, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Ndalesa u vendos sot nga ora 9:40 në të dy drejtimet e rrugës për shkak të reshjeve të borës.
Ndalesa për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve nga ora 9:20 është vendosur për kamionë dhe autobusë në segmentin rrugor Shipkovicë - Kodrën e Diellit dhe nga ora 5:45 për automjetet e rënda mallrash në segmentin rrugor Mavrovë - Dibër.
Siç informon NP "Rrughët e Maqedonisë", reshje bore ka në Krushevë, Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, si dhe në dkalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Xhavatë.
Foto: Arkivi i MIA-s