• e shtunë, 09 nëntor 2024

Hiqen ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese , rekomandohet vozitje e kujdesshme

Hiqen ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese , rekomandohet vozitje e kujdesshme

Shkup, 21 janar 2024 (MIA) - Nga mëngjesi i sotëm janë hequr të gjitha ndalesat për qarkullim për automjetet e rënda transportuese të cilat ishin vendosur për shkak të reshjeve të borës në vend, por rekomandohet vozitje me kujdes dhe rregullimi i shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Sipas informaciomeve të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë dhe ndërmarrjes publike "Makedonijapat" , janë hequr ndalesat në vendkalimet malore Pletvar, Strazhë, Gjavato, nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafthanë, Mavrovë. -Dibër, Kriva Pallankë deri në pikën kufitare Deve Bair, si dhe nga Strumicë në Berovë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira me diell dhe më ftohtë. Paradite kryesisht në pjesët jugore do të ketë kushte për borë lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 5 gradë.

Më së ftohti mëngjesin e sotëm ka qenë në Hanet e Mavrovës ku janë matur -8 gradë, pasuar nga Krusheva me -7 dhe Berova me -5 gradë.

Shtresa më e lartë e borës është në Dibër dhe Mavrovë (25 centimetra). Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 21 centimetra, ndërsa në Krushevë një centimetër. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR