• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Hiqet ndalesa për kamionë edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Hiqet ndalesa për kamionë edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

 Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Që nga ora 16:05 është hequr ndalimi për lëvizjen e automjeteve të rënda mallrash në aksin rrugor Mavrovë - Dibër, njoftoi LAMM.

 Paraprakisht, siç bëri të ditur NP "Rrugët e Maqedonisë", nga ora 13:30 u hoq edhe ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në aksin Gostivar - Strazhë - Kërçovë.  Ndalesa u vendos sot nga ora 9:40 në të dy drejtimet e rrugës për shkak të reshjeve të borës.

  Ndalesa për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve nga ora 9:20 është vendosur për kamionë dhe autobusë në segmentin rrugor Shipkovicë - Kodrën e Diellit dhe nga ora 5:45 për automjetet e rënda mallrash në segmentin rrugor Mavrovë - Dibër.

  Siç informon NP "Rrughët e Maqedonisë", reshje bore ka në Krushevë, Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, si dhe në dkalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Xhavatë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR