• e diel, 06 tetor 2024

Hiqet ndalesa për automjetet e rënda transportuese në rrugën Lisec- Kodër e Diellit

Hiqet ndalesa për automjetet e rënda transportuese në rrugën Lisec- Kodër e Diellit

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) informon se nga ora 15:30 është hequr ndalesa për autobusë dhe kamionë në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit, apo në segmentin rrugor nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit.

Më herët nga ora 14:30 është hequr ndalesa për automjete të rënda transportuese edhe në rrugën nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Konform informacioneve nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”, mbetet ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Hanet e Mavrovës, ndërsa ndalesë për të gjitha llojet e automjeteve ka në rrugën Berovë – Liqeni i Berovës dhe në rrugën Berovë – Strumicë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR