• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hiqet masa e paraburgimit për shoferin e Palços, janë caktuar masat e kujdesit

Hiqet masa e paraburgimit për shoferin e Palços, janë caktuar masat e kujdesit

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Pas propozimit të prokurorit kompetent Gjykata e ndërpreu paraburgimin për shoferin e të dyshuarit të parë për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, Lupço Palevski-Palço.

Stefan Dimovski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisje, i janë caktuar masat e kujdesit - ndalesë për lëshimin e vendbanimit, marrja e pasaportës dhe detyrimi për paraqitje në gjykatë.

"Pas propozimit të prokurorit kompetent për heqjen e masës së paraburgimit për S.D. dhe caktimin e masës së kujdesit, gjyqtari në procedurën e mëparshme i ka caktuar masa, ndalim për lëshim të vendbanimit/vendqëndrimit, marrje të  pasaportës, detyrim për paraqitje në gjykatë dhe konfiskim, gjegjësisht ndalim për përdorimin e patentë shoferit", informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Nga Prokuroria, informojnë se afati maksimal i paraburgimit për veprën penale për të cilën dyshohet Dimovski është tre muaj.

"Duke marrë parasysh veprën për të cilën akuzohet personi dhe dënimin me burg me kusht, kohëzgjatja maksimale e mundshme ligjore e paraburgimit për këtë të dyshuar është tre muaj. Pas skadimit të atij afati, masa e paraburgimit për të dyshuarin është zëvendësuar me masa adekuate të kujdesit", thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

Dimovski, dyshohet se nga Serbia në Turqi ka vozitur të dyshuarin e parë për vrasjen e 14-të vjeçares Vanja Gjorçevska dhe banorin nga Velesi Pançe Zhezhovski, Lupço Palevski-Palço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia.

 - Љупчо Палевски род.12.12.1964 год. во Скопје се бара со меѓународна потерница за истрага за кривични дела „грабнување

Për vrasjen e dyfishtë, për dy vepra penale "rrëmbim" dhe "vrasje brutale" akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë në paraburgim në Shkup, ndërsa në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili akuzohet se ndihmoi në rrëmbim duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vsjzës së tij, siç njoftuan autoritetet në atë kohë.

E mitura Vanja dhe banori nga Velesi Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR