• e diel, 06 tetor 2024

Hiqen ndalesat për lëvizje të kamionëve në akset rrugore Gostivar - Strazhë - Kërçovë dhe Kriva Pallankë - VK Deve Bair

Hiqen ndalesat për lëvizje të kamionëve në akset rrugore Gostivar - Strazhë - Kërçovë dhe Kriva Pallankë - VK Deve Bair

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet pa probleme dhe në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështa.

"Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të autostradave dhe rrugëve rajonale, njofton se në ora 06:30 është hequr ndalesa për automjete të rënda në drejtimin rrugor Gostivar-Strazh-Kërçovë, ndërsa në ora 08:00 është hequr edhe ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Kriva Pallankë - VK Deve Bair, njoftoi sot në mëngjes drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka.

Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale thonë se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët, po ashtu apelojnë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR