• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hill: Ballkani i Hapur është krijimi i kuptimit për fqinjësi të mirë

Hill: Ballkani i Hapur është krijimi i kuptimit për fqinjësi të mirë

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Ballkani i Hapur është krijimi i kuptimit për fqinjësi të mirë. Ai bën që kufijtë të mos ndajnë , por të bashkojnë dhe ajo që është më e rëndësishme  për çdo integrim rajonal, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor është të jetë i hapur, theksoi Kristofer Hill, ambasador i SHBA-së në Republikën e Serbisë dhe ish ambasador amerikan në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e sotme "Sfidat rajonale të sigurisë dhe ngjarjet e mëparshme në vendet e Ballkanit Perëndimor" në organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik, Hill theksoi se qëllimi i Ballkanit të Hapur është të krijohet ndjenja e bashkësisë dhe mënyra e funksionimit me fqinjësinë. Sipas tij, integrimi rajonal është i rëndësishëm, si dhe kufijtë të cilat  nuk i ndajnë njerëzit, por bashkojnë.

"Ballkani i Hapur krijon fqinjësi të mirë dhe e lehtëson qarkullimin e lëvizjes së kufijve. Qëllimi i nismës është të krijohen mënyra të bashkëpunimit me fqinjët", theksoi ambasadori Hill, pas së cilës u kthye në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situatën në Bosnja e Hercegovinë, si sfida më të mëdha rajonale për momentin.

Në pyetjen nëse ka shpresë të sillet optimizmi amerikan në Ballkan, ai u përgjigj se konsideron që kemi reputacion për optimizëm.

Sipas Hill, nëse shikojmë se ç'farë po ndodh në këtë vend në 30-të vitet e fundit, siç tha "nuk mund të jesh gjë tjetër veçse optimist".

Në pjesën e korrupsionit dhe tregtisë me lëndë narkotike, ai u përgjigj se ky është problem, por tha, nuk është problem ekskluziv vetëm në Ballkan, ekziston edhe në pjesët tjera të botës.

Hill beson se udhëheqja e Rusisë, siç tha ai, "e mori qytetërimin në pyll".

"Udhëheqësia e tillë në Rusi e mori qytetërimin në pyll. Është një tragjedi ajo që i kanë bërë Ukrainës, tragjedi e madhe, por, gjithashtu një tragjedi e madhe që i kanë bërë vetes. Ne duhet dhe kur them ne, e kam fjalën për SHBA-në dhe aleatët, duhet të jemi fitues, duhet të jemi të qartë se nuk guxoni ta sulmoni fqiun dhe të vrisni fëmijët e fqinjëve tuaj, kjo është shumë emocionale. Por një nga ato gjëra që në jetë nuk përballemi çdo vit, por, por ka punë për të cilat duhet të jemi të qartë dhe të gatshëm të ballafaqohemi derisa të triumfojmë", tha ai.

Në këtë ngjarje, pyetje në lidhje me sulmet kibernetike iu drejtua edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ai theksoi se sa i përket gjendjes së sigurisë, Maqedonia e Veriut ka pozitë veçanërisht të rëndësishme gjeostrategjike, ndërsa pastaj edhe problemet e sigurisë janë serioze.

"Ne si MPB e kemi paralajmëruar vite më parë. Tani në vendin dhe rajonin tonë po ndodh ajo që ndodhi tre vjet para pushtimit rus të Ukrainës. Kërcënimet kibernetike e bëjnë të qartë se institucionet duhet të përgatiten. Kemi pasur disa muaj sulme të ashpra me kërcënime elektronike pikërisht në arsim dhe janë prekur të gjithë në shoqëri, prindër, nxënës, mësimdhënës. Ishte një sfidë serioze, por me një reagim ndërinstitucional, bashkëpunim dhe komunikim me shërbimet e sigurisë, ASK-në, AI-në, si dhe udhëzime e protokolle të reja për veprime serioze ndaj kërcënimeve, të njejtat praktikisht janë ndalur. Kjo vetëm tregon për një luftë hibride në të gjithë rajonin, me lajme të rreme dhe përpjekje për të shkatërruar perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE", tha ministri Spasovski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR