• e enjte, 18 korrik 2024

“Higjiena Komunale”: Përfundoi aksioni për pastrimin e zonës qendrore të qytetit

“Higjiena Komunale”: Përfundoi aksioni për pastrimin e zonës qendrore të qytetit

Shkup, 25 shkurt 2023 (MIA) - Ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup sot përfunduan aksionin e pastrimit të zonës më të gjerë qendrore të qytetit. Në kuadër të aksionit, siç njoftojnë nga kompania, është kryer pastrim manual dhe makinerik në hapësirat publike dhe të komunikacionit të bulevardeve "Goce Dellçev", "Filip Vtori", "Kërste Misirkov", "Nikola Karev" dhe "Aleksandar Makedonski".

Nga ndërmarrja njoftuan se janë larguar rreth 170 metra kub mbeturina nga deponitë e egra që ndodhen në zonën e Karadak mahallës - në afërsi të kompleksit të fakultetit në Universitetin "Cirili e Metodi", si dhe në bulevardin "Aleksandar Makedonski", rrugës për në hotelin Kontinental.

Në aksion morën pjesë edhe ekipe të NP “Parqe dhe gjelbërim”. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR