• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hidhet mjet shpërthyes në klubin e partisë PCER në Tetovë

Hidhet mjet shpërthyes në klubin e partisë PCER në Tetovë

Tetovë, 21 tetor 2024 (MIA) - Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për emancipim të plotë të romëve (PEPR), informon se në klubin e partisë së tyre në Tetovë është hedhur një mjet shpërthyes. Në komunikatën e PEPR (PCER), nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa thuhet se ka dëme të mëdha materiale.

"Duam të njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 është hedhur një mjet shpërthyes në klubin e PEPR (PCER). Janë thyer xhamat dhe ka dëme të konsiderueshme. E dënojmë ashpër këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. Ftojmë institucionet kompetente nga Republika e Maqedonisë së Veriut që ta hetojnë rastin dhe të veprojnë me kohë", shkruan Ibraimovski në komunikatën deri te mediat.

Klubi i PEPR (PCER) gjendet në rrugën "Ivo Llola Ribar" në Tetovë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR