• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hetimi ndaj ish-funksionarëve në lidhje me furnizimin e një pjese të monumenteve nga projekti "Shkupi 2014"

Hetimi ndaj ish-funksionarëve në lidhje me furnizimin e një pjese të monumenteve nga projekti

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) – Disa ish-funksionarë janë pjesë e hetimit nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që udhëhiqet kundër 15 personave nën emrin e koduar "Feniks". Në mesin e të dyshuarve, përveç shtetasve maqedonas, janë edhe shtetas nga Italia, ndërsa dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar të cilët dyshohen për shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtare dhe pastrim parash në lidhje me furnizimin e një pjese të monumenteve nga projekti "Shkupi 2014".

Siç informoi prokurori Lubomir Llape në konferencën e sotme për media, në kuadër të hetimit, gjykatësit për procedurë paraprake i janë parashtruar kërkesat për bastisje, sekuestrimin e pasurisë për shkak të konfiskimit të ardhshëm, ngrirjen e llogarive bankare dhe kërkesën për paraburgim.

"Pas procedurës së kryer gjerësisht KO.Nr.9/20, pas provave të marra përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga pesë vende të huaja, gjatë ditës së djeshme dhe sot, disa kërkesa për kontrolle dhe kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të pasurisë me qëllim sigurimin, ngrirjen e llogarive bankare dhe aksioneve si dhe propozimet për përcaktimin e masave të paraburgimit dhe masave të tjera për të siguruar praninë e të dyshuarve iu paraqitën gjykatësit për procedurë paraprake. Në këtë rast, në PPP NKOK zbatohet procedurë hetimore kundër 15 personave fizikë dhe shtatë personave juridikë, në mesin e të cilëve, përveç shtetasve maqedonas, ka edhe një shtetas i Republikës së Italisë dhe tre persona juridikë italianë, për shkak të dyshimit të bazuar për veopra të kryera penale – Shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353, paragrafi 5 të Kodit Penal dhe Pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale nga neni 273 të Kodit Penal", arsyetoi prokurori Llape.

Bazuar në provat e marra, siç shtoi ai, kishte dyshim të arsyeshëm se nga gjysma e dytë e vitit 2007 deri në fund të vitit 2013 në Shkup, i dyshuari kryesor, duke përdorur fuqinë e tij të vërtetë si kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i partisë politike që atëherë ishte në pushtet, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë qeveritarë dhe partiak – zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, e më vonë edhe ministër, kryetar i atëhershëm i Këshillit dhe këshilltar në Komunën Qendër, Kryetari i Komunës Qendër dhe persona të tjerë, ishte lidhur me qëllim të realizimit të përfitimit politik dhe financiar.

"Me fjalë tjera, nën vellon e rëndësisë historike dhe shtetformuese të personaliteteve për të cilët ngrihen monumente, të dyshuarit filluan me realizimin e një projekti të njohur për publikun si “Shkupi 2014” për të cilin realisht nuk ka dokument të shkruar, vendim, projekt ose program të të organit kompetent shtetëror. Përmes Ministrisë së Kulturës dhe të dyshuarit të tretë, u përgatitën dhe parashtruan iniciativa për ndërtimin e monumenteve nën pretekstin se bëhet fjalë për monumente me rëndësi lokale për banorët e Komunës Qendër. Megjithëse këta ishin persona me rëndësi shtetërore, iniciativat për ngritjen e monumenteve iu dorëzuan Këshillit të Komunës Qendër dhe si rezultat, u iniciuan dhe u kryen procedurat për ngritjen e monumenteve memorialeve, për të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është organi i vetëm kompetent në përputhje me ligjin", tha ai.

Me veprimet e ndërmarra, sipas PPP NKOK, në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit për financimin e NJVL, me vendime të qeverisë, por pa një program të përcaktuar nga Qeveria, përmes të dyshuarve të parë dhe të dytë si propozues të autorizuar të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, të cilët qëllimisht planifikuan dhe propozuan propozimligje për miratimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, i cili përmbante një shpërndarje të paracaktuar jo të duhur të fondeve, propozoi, miratoi dhe nënshkroi vendime të paligjshme të Qeverisë me të cilat ata drejtpërdrejt ose përmes Ministrisë së Kulturës transferuan mjete në Komunën Qendër.

"Në këtë mënyrë, duke anashkaluar Parlamentin, të dyshuarit siguruan mjete nga buxheti i shtetit për të financuar kryerjen e veprave penale dhe i transferuan ato i kanë transferuar në mënyrë të paligjshme në llogarinë e Komunës Qendër në shumë të përgjithshme prej 3.547.390.000,00 denarë (57.681.138,00 euro)", tha Llape.

Me qëllim që të tregohet se është projekt i komunës, dhe jo i Qeverisë, i dyshuari i pestë dhe më vonë i dyshuari i gjashtë, si kryetarë të Komunës Qendër, qëllimisht pranuan paraprakisht mjetet financiare të ndara në mënyrë të padrejtë. Paratë i morën nga Ministria e Kulturës dhe Buxheti i Republikës së Maqedonisë pa bazë ligjore dhe pa hapur llogari për qëllime të veçanta si dotacione kapitale.

"Nga provat e marra deri më tani, rezulton se të dyshuarit e pestë dhe të gjashtë si zyrtarë, kryetarë të Komunës Qendër, i dyshuari i katërt si zyrtar Kryetar i Këshillit të Komunës Qendër, i inkurajuar dhe ndihmuar nga persona të tjerë, gjatë kryerjes së prokurimit publik për ndërtimin e monumenteve, kanë kryer vepër penale të vazhduar – Shpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 dhe 1 në nenin 22 dhe neni 45 të Kodit Penal. Më saktësisht , ata kanë kryer furnizimi të paligjshme publike për zgjedhjen e një fonderie. Gjatë zgjedhjes, ata kanë pranuar oferta me çmime joreale nga një operator ekonomik i cili nuk i plotësonte në mënyrë të pavarur kushtet, as nuk kishte oferta të plota dhe kanë refuzuar të gjitha të tjerat. Në këto veprime ata u asistuan nga i dyshuar i tetë shtetasi italian, i cili vuri në dispozicion personat e tij juridikë, përmes të cilëve në emër të disa personave juridikë parashtroi oferta të paracaktuara dhe nënshkroi kontrata, megjithëse e dinte se disa prej tyre nuk kishin fare aktivitet të regjistruar të petëzimit apo përpunimit të mermerit. Më pas, përpunimi i monumenteve me nënkontrata në fonderi krejtësisht të tjera, por për çmime shumë më të ulëta dhe tregoi në mënyrë të rreme se puna është bërë nga subjektet e tij juridike, sqaroi ai, duke shtuar se me veprimet e ndërmarra, i dyshuari i tetë si menaxher dhe pronar dhe dy persona juridikë nga Republika e Italisë kanë përvetësuar për përfitim të konsiderueshëm të pronës së paligjshme në shumën totale prej 16.136.150 euro.

Prokurori, duke marrë parasysh se qëndrimi i Prokurorisë nuk është të ndajë emrat, nuk ka treguar të njëjtat, por, sipas funksioneve të tyre në atë kohë, bëhet fjalë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është i dyshuari i parë, i dyshuari i dytë është ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, dy ish-kryetarë të Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe Violeta Allarova, dhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Vlladimir Zdravkov, e në mesin e të dyshuarve është një shtetas italian dhe tre kompani italiane.

Veprat penale janë kryer nga viti 2007 deri në vitin 2013, periudha kur u zbatuan furnizimet publike për monumentet në fjalë, pjesë e “Shkupi 2014”, ndërsa hetimi u hap pas 10 vjetësh.

Në mesin e monumenteve për të cilat zhvillohet procedura janë “Luftëtari mbi kalë” në sheshin Maqedonia, Dame Gruev, Goce Dellçev, Nikolla Karev, Car Samoil, Sesioni i parë i KAÇKM dhe luanët, të përpunuar nga personi i njëjtë juridik në Itali.

I pyetur se për sa kohë do të jetë në pritje aktakuza, prokurori u përgjigj se nuk e dinte sepse priste prova nga shtete të tjera të huaja.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nëpunësit policorë nga Njësia për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz dje në Shkup arrestuan pesë persona për shpërdorim të detyrës dhe për pastrim parash.

"Dje (29.06.2023) pasdite dhe në mbrëmje nga punonjësit e policisë nga Ministria e Brendshme - Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, me urdhër të PPP NKOK, e me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, janë privuar nga liria pesë persona në lidhje me nenin273 paragrafi 5 dhe neni353, paragrafi 5 të Kodit Penal", informoi Ministria e Brendshme.

Në mesin e të arrestuarve, sipas njoftimeve të mediave, janë edhe pronari i "Tineks"-it  dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe ish-funksionari në komunën e njëjtë, Vlladimir Zdravev.

Personat janë ndalur në stacion policor dhe gjatë ditës ata do të sillen para gjykatësit për procedurë paraprake.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR