• e martë, 24 dhjetor 2024

Hetim për tentim vrasje në Mirkovc

Hetim për tentim vrasje në Mirkovc

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për vrasje në tentativë dhe kundër një personi tjetër për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor në fshatin Mirkovc, ku i dyshuari 37-vjeçar ka tentuar t'i marrë jetën një personi për shkak të padurimit të mëparshëm dhe marrëdhënie të pazgjidhura për borxh. I dyshuari ka gjuajtur me një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta qëllojë atë. Gjykata Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

"Më 10 dhjetor, në fshatin Mirkovc, tashmë i dyshuari 37-vjeçar me dashje ka tentuar t'i marrë jetën një personi, dhe motivi i tij ka qenë padurimi i mëparshëm i ndërsjellë për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura për borxh. Ai ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku para derës ka nxjerrë një armë zjarri - pushkë dhe ka gjuajtur një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta qëllojë atë. Plumbi ka përfunduar në murin ngjitur me kornizën e derës së hyrjes, në pjesën e epërme të gjoksit të viktimës, i cili menjëherë kur ka vërejtur armën është tërhequr brenda shtëpisë dhe ka mbyllur derën e hyrjes, e cila mbyllet automatikisht. I dyshuari ka filluar të trokasë dhe shkelmojë derën e mbyllur të hyrjes dhe pasi nuk ka arritur të hyjë në shtëpi është larguar me vrap nga vendi së bashku me personin që dyshohet se e ka ndihmuar për të shmangur zbulimin pas kryerjes së krimit", thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Ata shtojnë se prokurori publik, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, ka propozuar që autorit të dyshuar të vrasjes në tentativë t'i caktohet masa e paraburgimit. Me vendim, Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e kërkuar të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR