• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hetim për një të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rënda në Shkup

Hetim për një të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rënda në Shkup

Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Është caktuar marë paraburgimi për të dyshuarin 26-vjeçar, për së paku pesë vepra penale ndaj pronës - grabitje dhe vjedhje të rënda, ndaj grave dhe vajzave të mitura në Qendër dhe Aerodrom, me ç'rast ka përfituar dobi pronësore prej rreth 100 000 denarëve.

"Prokuroria themelore publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore ndaj të dyshuarit 26-vjeçar, se ka kryer disa vepra penale kundër pronës - grabitje dhe vedhje të rënda. Viktimat ishin gra apo vajza të mitura, të cialt i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe më pas u ka marrë çanta, portofolë, stoli, telefona dhe sende tët jera me vlerë", kumtoi sot Prokuroria publike.

Siç sqarojnë, janë siguruar dëshmi të cilat çojnë drejt dyshimit të bazuar se ai ka kryer së paku pesë vepra të këtilla penale, me ç'rast ka përfituar dobi pronësore të paligjshme prej rreth 100.000 denarëve.

"Meqenëse ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezikun e ikjes, mundësi për të ndikuar ndaj procedurës dhe gjasa për t'i përsëritur veprat e ngjashme penale, prokurori publik, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup i parashtroi propozim për caktim të masës për të dyshuarin", informoi prokuroria. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR