• e premte, 27 dhjetor 2024

Hetim ndaj një komandanti nga kazerma e Tetovës për nxitje të koleges së tij për të kërkuar ryshfet

Hetim ndaj një komandanti nga kazerma e Tetovës për nxitje të koleges së tij për të kërkuar ryshfet

Shkup, 24 qershor 2023 (MIA) - Ka nisur hetim kundër një komandanti 45 vjeçar nga kazerma e Tetovës, i cili muajin e kaluar e ka detyruar kolegen e tij 21 vjeçare të kërkojë ryshfet prej 3.000 euro nga një kolegë kandidat për oficer. Prokuroria kërkon që të dyshuarit t'i caktohet masa e paraburgimit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi kallëzim penal kundër 45 vjeçarit nga Tetova, i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes si komandant në kazermën e Tetovës, sepse ekziston dyshimi i bazuar se ka nxitur veprën e “marrjes së ryshfetit”, sipas nenit 357 paragrafi 1 nga Kodit Penal. 

"I dyshuari më 18 dhe 19 maj në Shkup, me dashje ka nxitur të dyshuarin – ushtar profesionist në Armatën e RMV-së, të kërkojë drejtpërdrejt dhe të marrë mjete në vlerë prej 3.000 - 4.000 euro, nga një i dëmtuari që të realizojë veprim zyrtar të cilin nuk është dashur ta realizojë. Për atë të dyshuar, Prokuroria tashmë ka nisur hetimin, dhe gjatë hetimeve ka ofruar prova që japin dyshime të arsyeshme për shtytësin", njofton PP-ja.

Ajo, duke dashur ta ndihmojë kolegun e saj - kandidat në konkurs për oficerë kontaktoi të dyshuarin, ndërsa ai i ka thënë se nëse dëshiron që i dëmtuari të zgjidhet, ai duhet të paguaj 3.000 euro.

"Janë pajtuar që paratë i dëmtuari t'ia dorëzonte të dyshuarës, ndërsa ajo t'ia dorëzojë komandantit nga Tetova. Gjatë dorëzimit të mjeteve, e dyshuara është kapur dhe është privuar nga liria", njoftojnë nga PP. 

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin për të cilin sot janë hapur hetimet. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR