• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Heshtje zgjedhore

Heshtje zgjedhore

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Nga mesnata fillon heshtja në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 1.815.350 votues. Diferenca në vota është 1033, krejt kjo për shkak të moshës madhore të qytetarëve.

Votohet në 3480 vendvotime, ndërsa votuesit gjatë ditës do të munden vetëm një herë ta vizitojnë vendvotimin dhe të votojnë. Identifikimi i votuesve do të bëhet me të a.q. aparate fingerprint.

Nesër, gjegjësisht një ditë para zgjedhjeve të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. 

Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet korrespondoi me festat e Pashkëve, KSHZ me kohë e dorëzoi materialin e paklasifikuar dhe të klasifikuar në komisionet komunale zgjedhore. 

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) rikujton se sot përfundon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 2024 dhe ato parlamentare e cila do të zgjasë deri në orën 19 më 8 maj.

"Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e prezantimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatën e zgjedhjeve”, informojnë nga ASHMAA. 

Sipas Kodit zgjedhor, rikujtojnë nga ASHMAA, si shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çdo lloj informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizuele lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo lloj forme e raportimit mediatik të cilat janë të hapura ose të fshehura në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë ndaj vendimeve të votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatë në procesin e zgjedhjeve, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR