• e premte, 27 dhjetor 2024

Hercog: Rasti kundër Izraelit para Gjykatës ndërkombëtare është "i tmerrshëm dhe absurd"

Hercog: Rasti kundër Izraelit para Gjykatës ndërkombëtare është

Jerusalem, 9 janar 2024 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog sot deklaroi se "nuk ka asgjë më të tmerrshme dhe absurde" se rasti i ngritur nga Republika Jugoafrikane (RJA) deri te Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, ku thuhet se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës.

Në bisedë me sekretarin amerikan të shtetit, Entoni Blinken, Hercog e akuzoi Pretorinë për "hipokrizi" lidhur me rastin e RJA-së kundër Izraelit, ku dëgjimet do të fillojnë pasnesër dhe iu falënderua Uashingtonit për përkrahjen e shtetit hebraik, i cili pohon se bën gjithçka që është në fuqinë e tij "për të shmangur viktimat civile në Gazë".

Rasti përqëndrohet në viktimat civile mes më shumë se 23 mijë njerëzve, për të cilët autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se janë vrarë në enklavë nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

"Në të vërtetë, armiqtë tanë nga Hamasi, në kartën e tyre, bëjnë thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit - shteti i vetëm kombëtar i popullit hebraik. Do të paraqitemi para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe me krenari do ta parashtrojmë qëndrimin tonë se veprojmë në vetëmbrojtje në pajtim me të drejtën tonë më themelore, sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare", tha Hercog. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR