• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hercog: Izraeli është i gatshëm për një armëpushim tjetër në këmbim për pengjë

Hercog: Izraeli është i gatshëm për një armëpushim tjetër në këmbim për pengjë

Tel Aviv, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i Izraelit, Isak Hercog sot para një grupi të ambasadorëve nga 80 vende, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm për një armëpushim të dytë në konfliktin me Hamasin, në këmbim për lirimin e pengjëve në Rripin e Gazës.

Gjatë armëpushimit njëjavor në fund të nëntorit, 105 pengjë u liruan, në këmbim për lirimin e 240 grave dhe fëmijëve palestinez nga burgjet izraelite, njoftuan mediat lokale.  

Duke folur para ambasadorëve për luftën në Gazë, Hercog i theksoi "përpjekjet humanitare të Izraelit", duke u kërkuar organizatave ndërkombëtare të bëjnë më shumë për të kontribuar për dërgesat e ndihmës për popullatën palestineze, njoftoi Kabineti e presidentit. 

Kombet e Bashkuara iu përgjigjën pohimeve të Herzogut, duke bërë me dije se bombardimet izraelite po e bënin të vështirë dërgimin  në mënyrë të sigurtë të ndihmave.

SHBA-ja kërkoi nga Izraeli ta hap vendkalimin Kerem Shalom, pasi ndihmat vinin vetëm përmes vendkalimit kufitar Rafah nga Egjipti. Të dielën Kerem Shalom u hap dhe rreth 200 kamionë kanë hyrë në Gazë për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Në ditën e parë të luftimeve më 7 tetor, në jug të Izraelit, rreth 240 pengjë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gazë, ndërsa edhe 129 pengje besohet se ende janë në Gazë. si/bsh/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR