• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Helikopteri i policisë hodhi mbi 45 tonë ujë mbi zjarrin në malin Ograzhden

Helikopteri i policisë hodhi mbi 45 tonë ujë mbi zjarrin në malin Ograzhden

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Helikopteri i policisë sot mori pjesë në shuarjen e zjarrit në malin Ograzhden, në territorin e Komunës Novo Sellë, kumtoi MPB.

Për shkak të terrenit të pakalueshëm helikopteri i policisë dërgoi 10 zjarrfikës nga Strumica në afërsi të zjarrit në mënyrë që të mund të fillojnë me shuarjen nga toka, ndërsa helikopteri vazhdoi të veprojë nga ajri.

"Gjatë veprimit, helikopteri në 30 fluturime hodhi 45 tonë ujë dhe së bashku me zjarrfikësit të cilët ishin në terren veprohej për t'u parandaluar disa flakë të zjarrit të kaplojnë pyllin me dushk dhe ah", theksojnë nga MPB. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR