• e shtunë, 23 nëntor 2024

Helikopteri i MPB-së hodhi mbi 125 tonë ujë mbi zjarret afër Prilepit dhe Katllanovës

Helikopteri i MPB-së hodhi mbi 125 tonë ujë mbi zjarret afër Prilepit dhe Katllanovës

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Helikopteri Mi-171 nga Njësia e helikopterëve për dedikime të posaçme në MPB veproi ndaj zjarreve në rajonin e Prilepit dhe në Katllanovë, kumtoi MPB.

Sipas MPB-së, në 50 fluturime janë hedhur mbi 125 tonë ujë.

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se deri në orën 19:00, ka gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 18 janë shuar, ndërsa aktive janë tetë. Në rajonin e Shkupit ka dy zjarre aktive, në komunën Petrovec, afër fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë dhe në Komunën Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në vendin e quajtur "Ramne", ku po digjet pyll i përzier. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR