• e enjte, 26 dhjetor 2024

Helikopteri i Armatës pritet çdo moment të përfshihet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës

Helikopteri i Armatës pritet çdo moment të përfshihet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës

 Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Helikopteri i Armatës pritet në çdo moment të përfshihet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit  teknike, mëson MIA a burime të mirëinformuara.

 Nga Qendra për Menaxhim me Kriza për MIA-n informuan  se helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili në mëngjesin e sotëm ka intervenuar nga ajri, është tërhequr për shkak të përfundimit të orarit të punës.

 Nga Komuna e Negotinës, ku dje kanë formuar  Shtabin e Krizave, kanë apeluar që të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit, të kontaktojnë Komunën në numrin e telefonit 043/361-045.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR