• e enjte, 26 dhjetor 2024

Helikopteri i Armatës ende nuk është përfshirë në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës, helikopteri i MPB-së është tërhequr

Helikopteri i Armatës ende nuk është përfshirë në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës, helikopteri i MPB-së është tërhequr

 Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Helikopteri i Armatës, i cili sipas paralajmërimeve  është dashur rreth orës 12 të angazhohet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës, ende nuk është përfshirë, ndërsa helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili nha mëngjesi i sotëm ka  intervenuar nga ajri  është tërhequr për shkak të orëve të përfunduara të punës, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza për MIA-n.

"Helikopteri i MPB-së, i cili ishte angazhuar në shuarjen e zjarrit në Negotinë, është tërhequr për shkak se ka kryer orarin e punës. Helikopteri i Armatës  është ende në detyrë dhe nuk është liruar. Kanë premtuar se do ta lëshojnë deri në orën 12", thonë nga QMK.

 Nga Komuna e Negotinës, ku dje kanë formuar  Shtabin e Krizave, kanë apeluar që të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit, të kontaktojnë Komunën në numrin e telefonit 043/361-045.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR