• e diel, 29 shtator 2024

Helikopterët e policisë kanë hedhur mbi 166 tonelata ujë ndaj zjarrit në afërsi të Pehçevës dhe në Nagoriçanit të Vjetër

Helikopterët e policisë  kanë hedhur mbi 166 tonelata ujë ndaj zjarrit në afërsi të Pehçevës dhe në Nagoriçanit të Vjetër

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Helikopterët e Departamentit të Njësiteve të Aviacionit pranë MPB-së kanë vepruar ndaj zjarreve në rajonet e Nagoriçanit të Vjetër dhe në afërsi të Pehçevës.  

Siç bëri të ditur MPB-ja,  helikopteri Bell-412 në 28 cikle ka hedhur mbi 42 tonelata ujë edhe me kët është vënë nën kontrollë një nga degët në f. Malotinë.

Helikopteri MI 171 gjatë tërë ditës, kurse më vonë edhe helikopteri Bell-412, e tërë kjo në koordinim me shërbimet në terren me sukses e kanë vënë nën kontroll një nga zjarret në f. Negrevë, qëndron në kumtesë. 

Helikopteri MI-171 në 30 cikle ka hedhur mbi 75 tonelata ujë, kurse helikopteri Bell-412 në 33 cikle ka hedhur 49 tonelata ujë. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR