• e shtunë, 23 nëntor 2024

Helikopterët e policisë kanë hedhur mbi 148 tonë ujë mbi zjarret pranë Nagoriçanit të Vjetër dhe Breznicës

Helikopterët e policisë kanë hedhur mbi 148 tonë ujë mbi zjarret pranë Nagoriçanit të Vjetër dhe Breznicës

 Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Helikopterët e policisë sot kanë hedhur mbi 148 tonë ujë mbi zjarret në afërsi të Nagoriçanit të Vjetër dhe Breznicës.

 

"Departamenti i Njësive të Aviacionit në MPB ka marrë pjesë me dy helikopterë në shuarjen e zjarreve në afërsi të Nagoriçanit të Vjetër dhe fshatit Breznicë. Helikopteri Bell 412 në orën 05:00 së bashku me një ekip të Kryqit të Kuq, i cili ngriti një pishinë për t'u mbushur me ujë, vepruan në zjarrin në Nagoriçan të Vjetër. Pas 19 cikleve dhe 28 tonë ujë të hedhur,   zjarri është shuar. Pas kësaj, helikopteri Bell 412 së bashku me helikopterin Mi-171 kanë vepruar në zjarrin në zonën e fshatit Breznicë,  Jasen. Në këtë zjarr helikopterët Bel-412 dhe Mi-171 së bashku në 45 cikle hodhën 120 tonë ujë", bëri të ditur  MPB-ja.

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR