• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hekurudhat: Vendimi për bojkot nga makinistët është i paarsyeshëm

Hekurudhat: Vendimi për bojkot nga makinistët është i paarsyeshëm

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA) - Ndërprerja e paligjshme e punës, apo bojkoti, nuk është organizuar në pajtueshmëri me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen kolektive dhe nuk është shkaktuar nga momenti social apo kushte të tjera me kryerjen e detyrave të punës, por për përfitime personale të makinistëve, informojnë nga Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transporti SHA - Shkup. 

Me ndërprerjen e komunikacionit hekurudhor, thuhet në kumtesë i janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe jomateriale HRMV Transporti SHA Shkup, NP për Infrastrukturë hekurudhore të RMV-së dhe gjithë ekipit të ekonomisë dhe menaxhmenti është i detyruar të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të rivendosur qarkullimin hekurudhor.

"Ekipi menaxhues është në bisedime të vazhdueshme me Qeverinë e RMV-së dhe po bëhen përpjekje që të sigurohen mjete për funksionimin normal të sistemit hekurudhor deri në fund të vitit. Në periudhën kur kemi paralajmërime për rritje të transportit hekurudhor nga komintenat, vendimi për bojkot nga makinistët është të paktën i paarsyeshëm, sepse do të shkaktojë dëme të mëdha për kompaninë dhe për të gjithë ekonominë e RMV-së", thuhet në kumtesën e Hekurudhës së RMV-së Transporti SHA Shkup.

Komunikacioni hekurudhor në vend është ndërprerë nga data 26 gusht për shkak bojkotit të stafit mekanik dhe ekzekutiv në HRMV Transporti.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR