• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hedhje e paligjshme e mbetjeve në shtatë komuna të Shkupit në muajin gusht, janë përpiluar 52 procesverbale

Hedhje e paligjshme e mbetjeve në shtatë komuna të Shkupit në muajin gusht,  janë përpiluar 52 procesverbale

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale-Shkup përpiloi gjithsej 52 procesverbale edukativo-informuese për individë dhe subjekte juridike të cilët u zunë gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes së vëllimshme dhe mbetjes ndërtimore në komunat Qendër, Karposh, Kisela Vodë, Çair, Butel dhe Gjorqe Petrov, njoftojnë nga NP "Higjiena Komunale" Shkup.

Siç informojnë nga ndërmarrja, Eko-patrulla kryen mbikëqyrje dhe kujdestari të përditshme në njëzet lokalitete në të gjitha komunat e qytetit ku vazhdimisht në mënyrë të paligjshme hidhet mbetje në sipërfaqe publike dhe në sipërfaqe të trafikut.

"Njëherësh, në kuadër të kësaj jave, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup larguan rreth 180 metër kub mbetje nga më shumë deponi të egra të lokalizuara në rrugët "Krste Asenov" dhe "Metodija Mitevski" në komunën e Çairit, në rrugën "Alija Avdoviq" në komunën e Gazi Babës, si dhe në afërsi të fontanës në Parkun e Qytetit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR