• e shtunë, 23 nëntor 2024

Haxhiu: Përderisa qytetarët ankohen për rrugë të shkatërruara, koalicioni BDI - Arsovska - E majta e kthen përmendoren e Qoseto

Haxhiu: Përderisa qytetarët ankohen për rrugë të shkatërruara, koalicioni BDI - Arsovska - E majta e kthen përmendoren e Qoseto

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) – Përderisa qytetarët ankohen për rrugë të shkatërruara dhe menaxhim të pasuksesshëm të qytetit, koalicioni BDI-Arsovska – E majta i drejton forcat e saj drejt kthimit të përmendores së Andon Llazov Qoseto, në tërësi duke i injoruar nevojat reale të qytetarëve, deklaroi sot Feride Haxhiu nga koalicioni VLEN në qarkoren te QT”Ist gejt”, ku është vendosur një tabelë ndërtimore si përgatitje për vendosje të serishme të përmendores. 

Sipas Haxhiut, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është përgjegjëse për kthimin e përmendores, ndërsa BDI është e gatshme të bëjë koalicione me këdo, që të shpëtohet përgjegjësia për ndjekje penale. 

“Deputeti Blerim Bexheti nga ‘Fronti Evropian’, i cili dikur kritikoi Ali Ahmetin, duke thënë se vetëm dy për qind e programit të BDI-së është zbatuar në Qeverinë e LSDM-së, e më pas është kthyer në folenë kriminale, tani është ekzekutuesi i drejtpërdrejtë i kthimit të përmendoreve të tilla në qendër të Shkupit, në bashkëpunim me kryetaren më të pasuksesshme të qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe këshilltarët nga opsioni antiperëndimor E majta”, tha Haxhiu.

Shtoi se Bexheti në publik paraqitet si i interesuar për shqiptarët, ndërsa vepron në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, duke krijuar, siç tha, koalicione joparimore dhe duke punuar kundër qytetarëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR