• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haxhinjtë nga Dibra para nisjes së nesërme për Mekë dhe Medine i realizuan të gjitha aktivitetet e nevojshme

Haxhinjtë nga Dibra para nisjes së nesërme për Mekë dhe Medine i realizuan të gjitha aktivitetet e nevojshme

Dibër, 4 qershor 2024 (MIA) - Besimtarët e Dibrës, të cilët këtë vit vendosën të realizojnë shtyllën e pestë të Islamit - haxhin, i realizuan të gjitha përgatitjet e nevojshme para nisjes së nesërme për në vendet e shenjta, Meke dhe Medine.

Siç konfirmuan për MIA-nga nga myftinia e Dibrës, ndër të tjera duaja (lutja) për haxhinjtë nga Dibra është realizuar në xhaminë qëndrore Haxhi Vehbi Dibra (Xhamia saat kulla), kurse haxhinjte nga zona e Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupa duanë e haxhinjve e kanë kryer në xhamitë në fshatrat e tyre.

"Në hapësirat e xhamive, ata dëgjuan nga udhërrëfyesit e tyre njohuri themelore lidhur me ibadetin e haxhit. Mbetemi me shpresë se haxhinjtë dhe udhërrëfyesit do të kenë bashkëpunim dhe mirëkuptim të shkëlqyer. Gjithmonë haxhinjtë nga vendi ynë kanë qenë shembull bashkëpunimi dhe organizimi, përderisa plotësohet ky ibadet", shtojnë nga myftinia.

 

Nga Myftinia e Dibrës këtë herë do të nisen 100 haxhinjë, që është numri më i madh deri më tani. Ata shoqërohen nga katër udhërrëfyes dhe një mjek. Ata nesër nisen nga Dibra për në aeroportin e Shkupit, prej nga do të udhëtojnë me besimtarë të tjerë me fluturime çarter.

Në vitet e kaluara numri ishte shumë më i vogël. Kështu, vitin e kaluar në pelegrinazh kanë shkuar 30 haxhinjë, në krahasim me vitin paraprak, kur ishin 12 besimtarë.

"Besimtarëve dhe besimtareve të fesë Islame të cilët po pregaditen që të shkojnë në Haxh, ju uroj që në këtë udhëtim ti shoqërojë shëndeti i plotë dhe Haxh të pranuar nga Zoti i Gjithfuqishëm", uroi kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka, përmes një publikimi në Fejsbuk.

Siç më parë informoi për MIA-n, Irsel Jakupi, sekratar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame, këtë vit në pelegrinazh do të shkojnë 2020 besimtarë nga vendi ynë, që është pothuajse numri i njëjtë me vitin e kaluar.

Festa e madhe e Kurban Bajramit, këtë vit bie më 16 qershor dhe festohet gjithmonë katër ditë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR