• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hasani: Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje zhvillimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike

Hasani: Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje zhvillimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike
Sofje, 19 shtator 2022 (MIA) - Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të kapaciteteve të saja të sigurisë kibernetike, qëllimi kryesor i të cilës është mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani i cili mori pjesë në konferencën në Sofje për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike të vendeve të Evropës Juglindore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Në kuadër të diskutimit kushtuar ndikimit të luftës në Ukrainë në zhvillimin e armatimit dhe asaj që pushtimi rus ndryshoi rrënjësisht agjendën botërore në aspektin e proceseve gjeopolitike, aspekteve të sigurisë, atyre ekonomike dhe humanitare që ndikojnë në aspektin e sigurisë në Evropën Juglindore, ai theksoi se ne ballafaqohemi me kërcënime kibernetike, hibride dhe të tjera asimetrike të cilat përfshijnë edhe fushata të dezinformimit. Në konferencë ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski i cili tha se Rusia ka ndikuar në zhvillimin e proceseve rajonale, duke theksuar dialogun e pazgjidhur midis Beogradit dhe Prishtinës, mbështetjen e forcave të caktuara në Bosnje e Hercegovinë, krizën politike në Mal të Zi si dhe si dhe tentimin për mbajtjen e referendumit kundër Marrëveshjes me Bullgarinë nga ana e opozitës që sipas tij krijon rrezik për stabilitetin politik në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit. Forumi organizohet nga platforma izraelite ImImprovate, ndërsa nikoqir është Rosen Plevneliev, president i Bullgarisë (2012 – 2017) i cili është në Këshillin këshillëdhënës të platformës.

QËNDRONI TË LIDHUR