• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hari Kejn e fitoi trofeun për golashënues më të mirë, Mbape nuk u paraqit në ceremoninë

Hari Kejn e fitoi trofeun për golashënues më të mirë, Mbape nuk u paraqit në ceremoninë

Paris, 29 tetor 2024 (MIA) - Kapiteni i Anglisë, Hari Kejn e fitoi çmimin "Gerd Miler" për golashënues më të mirë sezonin e kaluar.

Gjatë ceremonisë së "Topit të Artë", futbollisti i Bajernit të Mynihut e fitoi çmimin, të cilin, në parim, duhej ta ndajë me Kilian Mbapen.

Të dy sezonin e kaluar shënuan nga 52 gola, por sulmuesi francez i Real Madridit nuk u paraqit në sallën në Paris. Kjo është hera e tretë në histori që këtë çmim ta ndajnë dy fitues.

"E marr çmimin, por të dy e merituam", komentoi Kejn. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR