• e premte, 27 dhjetor 2024

Hapje solemne e sallonit të ri të biznesit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup

Hapje solemne e sallonit të ri të biznesit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, sot, solemnisht e hapi sallonin e ri të biznesit me renome  "primeclass" , i udhëhequr nga TAV Shërbime operatore, pjesë e Aeroporteve TAV. Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, si dhe disa drejtorë të holldingut Aeroportet TAV, Gugllu Batkin, drejtor kryesor ekzekutiv i shërbimeve TAV operative, Hakan Oker, drejtor kryesor ekzekutiv për resurse njerëzore në Aeroportet TAV dhe Sinan Erem, drejtor kryesor dhe operativ në TAV për shërbime operative.

Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt deklaroi se vizioni i holldingut Aeroportet TAV, anëtar i grupacionit ADP, është që të sigurojë rrethinë nga klasa botërore për udhëtarët dhe mysafirët të cilët udhëtojnë përmes aeroporteve të tyre dhe të sigurojë shërbime gjithpërfshirëse të integruara në të gjitha sferat e operacioneve në aeroporte, duke përfshirë edhe shërbimet hotelierike në nivel më të lartë. 

"Shërbimet operative TAV, si kompani jona simotër me sallonet dhe shërbimet e biznesit dhe VIP, janë një nga kompanitë simotra me rritje më të shpejtë nga holldingu aeroportet TAV, brend global në sektorin e shërbimeve të larta hotelierike. Jam i sigurt se do ta shihni emrin e tyre derisa udhëtoni në shumë aeroporte të tjera në botë", tha Kurt. 

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, theksoi se numri i udhëtarëve të cilët i kanë shfrytëzuar shërbimet në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, këtë vit do të arrijë nivel të lartë rekord. 

" Po plotësohet imazhi i një prej aeroporteve me rritje më të shpejtë në rajon dhe besoj se kjo është mënyra për të arritur kushtet dhe shërbimet më të mira për udhëtarët që udhëtojnë nëpër aeroportet tona. Numri i udhëtarëve këtë vit do të arrijë një nivel rekord të lartë dhe pritshmëria jonë është që këtë vit të arrijmë shifrën prej 3 milionë udhëtarë. Dua të shfrytëzoj rastin për të shpallur linjën e re ajrore që do të fillojë të operojë nga aeroporti i Shkupit, që është linja Shkup-Salzburg, e cila po ashtu mbështetet nga qeveria përmes linjave ajrore të subvencionuara që kemi prezantuar. Besoj se e gjithë kjo që po bëjmë kontribuon në rritjen dhe zhvillimin edhe më të madh të komunikacionit ajror në vend", tha Boçvarski.

Drejtori kryesor ekzekutiv i shërbimeve operative TAV, Gullu Batkin, shtoi se Shkupi po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës dhe tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë, ndërsa hapja e sallonit të ri të biznesit "primeclass"  është shtesë e jashtëzakonshme në dosien e shërbimeve të cilat i siguron Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, ku udhëtarët dhe mysafirët mund të kënaqen ose të punojnë derisa e presin fluturimin e tyre. 

"Këtë vit Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup shënon rritje të dukshme të numrit të udhëtarëve të cilët i kanë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë ajrore, për këtë ishte e natyrshme që të duam ta ngritim nivelin e shërbimeve të cilat i ofron salloni 'primeclass'  në Shkup", përfundoi Batkin. fc/

Fotografia: "New Moment Agency"

QËNDRONI TË LIDHUR