Hapja e Qendrës për Mjekësi Fetale në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike
- Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup sot do të hapet Qendra për Mjekësi Fetale.
Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup sot do të hapet Qendra për Mjekësi Fetale.
Në ngjarje do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Më 3 shkurt të këtij viti, është nënshkruar Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të RMV-së, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Fondacionit për Mjekësi Fetale. Memorandumi parashikon bashkëpunim, në përputhje me Programin për Mjekësi Fetale për periudhën 2022-2025, me të cilin janë përfshirë iniciativa për hapjen dhe pajisjen e repartit të mjekësisë fetale, zbatimin e trajnimit të vazhdueshëm të mjekëve specialistë, sigurimin e materialeve edukative dhe kushteve për krijimin e lidhjes telekonferencë mes klinikës dhe ekspertëve, subspecialistëve të mjekësisë fetale nga Evropa dhe bota.
Foto: Arkivi i MIA-s