• e martë, 24 dhjetor 2024

Hapet zyra e re e shërbimeve administrative të MPB-së në Saraj

Hapet zyra e re e shërbimeve administrative të MPB-së në Saraj

Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) -  Në Njësinë Policore në Saraj sot është hapur zyra e re e shërbimeve administrative të MPB-së, e cila do t’u munëdsojë qasje më të shpejtë të qytetarëve tgë kësaj pjese qytetit të Shkupit. 

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski i cili sot e hapi zyrën e re, theksoi se bëhet fjalë për një zyrë e cila është e treta me radhë në këtë perudhë të shkurtër kohore, si pjesë e një sërë të tjerave të cilat duhet të hapen me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë deri te dokumentet dhe shërbimet për të cilat kanë nevojë. 

 

"Siç kemi paralajmëruar, përveç që kemi filluar me hapjen e shërbimeve administrative në kuadër të Komunës së Jegunocës, Komunës së Likovës, ja edhe sot këtu në kuadër të Komunës së Sarajit po fillojmë zbatimin e aksionit të përgjithshëm i cili ka për qëllim afrimin e shërbimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme tek qytetarët", deklaroi Toshkovski.

Ai shtoi se nga sot qytetarët e Komunës së Sarajit do të kenë mundësi realisht në kuadër të kufijve të komunës së tyre, duke mos u detyruar të udhëtojnë në pikat deri në qytetin e Shkupit, për ta përfunduar procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale sa më thjeshtë dhe më shpejt.  

 

"Këtu do të mund të përfundojnë me të gjithë procesin që nga fillimi i procedurës deri në marrjen e dokumentit", potencoi ministri Toshkovski.

Ai theksoi se po planifikohet ligj i ri për punë të brendshme dhe për polici. Njësia Policore Saraj duhet të transferohet në Stacion Policor me çfarë do të rritet numri i nëpunësve policorë e kjo do të rezultojë me rritjen e sigurisë për vetë komunën si dhe për vendbanimet e afërta. 

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR