• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hapet thirrja për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së 2024 për gazetarë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

Hapet thirrja për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së 2024 për gazetarë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

13 maj 2024

Çmimi i BE-së për Gazetarinë Hulumtuese 2024, pjesë e projektit "Forcimi i gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II", tani po pranon aplikime. Çmimi synon të njohë dhe promovojë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë hulumtuese, si dhe të përmirësojë dukshmërinë e gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.


Çmimi vlerëson tregimet më të mira hulumtuese të krijuaraa gjatë vitit kalendarike të kaluar dhe ndahet në të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbi, Bosnje and Hercegovinë, Shqiperi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut) dhe në Turqi."

Për të dytin vit radhazi, Çmimi i BE-së vlerëson gjithashtu tregimet më të mira rajonale.

Fondi vjetor i shpërblimit për Maqedoninë e Veriut është 10,000 euro. Përveç kësaj, fondi i shpërblimit për çmimet rajonale është gjithashtu 10,000 euro. Do të shpërblehen tri tregimet më të mira të vitit dhe shuma e shpërblimit për çmimet kombëtare dhe rajonale është 5000 (për vendin e parë), 3000 (për vendin e dytë) dhe 2000 (për vendin e tretë) euro.

Secili kandidat mund të zgjedhë nëse dëshiron të nominojë një punim për konkursin kombëtar, rajonal, apo të dy. Një kandidat mund të aplikojë në konkurs me 3 punime më e shumta. Këtë vit, anëtarët e jurisë së konkurseve kombëtare kanë të drejtën ekskluzive të sugjerojnë histori që ata vlerësojnë se kanë vlerë rajonale, për konkursin rajonal, edhe nëse historia nuk ishte nominuar fillimisht për atë nivel të konkursit.

Organizator dhe zbatues i Çmimit në Maqedoninë e Veriut është Thomson Media, një organizatë me dhjetëra vite përvojë në zhvillimin e medias dhe promovimin e lirisë së medias në nivel global. Zbatues i Çmimit në nivelin kombëtar në Maqedoninë e Veriut është Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SSNM).

Afati i fundit për aplikim është data 13 Qershor, 2024 në mesnatë (CET) 

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese - BIRN Hub, Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) - Hungari, Shoqata e Gazetarëve (AJ) - Turqi, Thomson Media (TM) - Gjermani, Universiteti Goce Delçev Shtip (UGD) - Maqedonia e Veriut, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SSNM) - Maqedonia e Veriut, Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (MASE) - Mali i Zi dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosovë).

_______________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR