• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hapet shkolla për gjidhënie në Spitalin Klinik Tetovë

Hapet shkolla për gjidhënie në Spitalin Klinik Tetovë

Tetovë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, së bashku me drejtorin e përgjitshëm të Birrarisë Shkup, Dushan Mitrev sot e ka promovuar “Shkollën e gjithënies - Rosa” në Spitalin Klinik të Tetovës. Ata kanë nënshkruar edhe Memorandum për bashkëpunim, për pajisjen e dy shkollave të reja të gjidhënies në institucionet publike shëndetësore në vend.

Këtë muaj, përveç spitalit në Tetovë është pajisur shkolla për gjidhënie në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

 

 

"Të gjitha nënat dhe prindërit e ardhshëm do të kenë mundësinë e mbështetjes nga personeli mjekësor për të marrë ndihmë profesionale në këtë proces, përfshirë edhe edukimin për rëndësinë dhe përfitimet e ushqyerjes me gji. Me këtë rast dëshiroj të theksoj bashkëpunimin e shkëlqyer me Birrarinë Shkupi si kompani me përgjegjësi sociale me mbështetjen e së cilës në kuadër të fazës së dytë të këtij projekti këtë vit po promovojmë dy shkolla të reja për ushqyerjen me gji nga gjithsej gjashtë deri më tani. Më parë janë hapur nëntë “Shkolla Prindërore - Rosa” në disa institucione shëndetësore publike, me synimin për të mbështetur prindërit në fazat e hershme të prindërimit.", theksoi Mexhiti. 

Drejtori i Birrarisë Shkupi, Mitrev tha se ky bashkëpunim me Ministrinë është filluar që nga viti 2018 që ka rezultuar me nëntë shkolla për prindërim.

 

"Kam hapur shkolla për gjidhënie në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në Shkup, në spitalet në Veles dhe Ohër, si dhe në Klinikën për Gjinekologji në Çair. Shkolla për gjidhënie në Tetovë është tërësisht e rinovuar dhe e pajisur në mënyrë moderne, falë partneritetit tonë me Ministrinë e Shëndetësisë përmes fushatës për mbështetjen e gjidhënies. Këto shkolla janë të destinuara për të gjithë prindërit e ardhshëm që duan të edukojnë veten se si të përballen me sfidat e përditshme të roleve të tyre të reja. Shpresojmë që sa më shumë nëna dhe prindër në Tetovë dhe rrethinë ta vizitojnë këtë shkollë për gjidhënie dhe personalisht t'i gëzojnë të mirat e funksionimit të saj", theksoi Mitrev.

 Ai tha se edhe konsumatorët e tyre  e përkrahin këtë fushatë.

 Mirënjohje për bashkëpunimin dhe donacionin shprehën drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe Blerim Osmani, si dhe doktoresha gjinekologe Meral Rexhepi. qa

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR