• e diel, 24 nëntor 2024

Hapet Qendra për Qëndrim Ditor për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Karposhit

Hapet Qendra për Qëndrim Ditor për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Karposhit

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Në shkollën fillore "Vera Ciriviri - Trena" në lagjen Karposh 2, është hapur Qendra për Qëndrim Ditor për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Karposhit, ku, siç paralajmëroi ministrja dikasteriale Jovanka Trençevska, fëmijët do të marrin trajtime individuale sipas nevojave të tyre, ndërsa në përputhje me rekomandimet e marra më parë nga personat profesional.

Trençevska theksoi se hapja e këtyre qendrave është me rëndësie të veçantë sepse nënkupton investim në përparimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe në mbështetjen e prindërve. 

 

 

Me këto trajtime individuale, theksoi, praktikisht fëmijët po përgatiten qëmë lehtë  të përfshihen në procesin edukativo-arsimor. Në fakt, qëllimi kryesor i reformës sociale është ngritja e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Ajo theksoi rezultatet konkrete të reformës sociale, veçanërisht nga projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, i cili zbatohet si instrument për mbështetjen e reformës sociale. 

 Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefçe Jakimovski, deklaroi se fëmijët do të qëndrojnë për një kohë të caktuar në këtë qendër ku do t'u jepet ndihmë profesionale në mënyrë që të përshtaten dhe t'i pranojnë sfidat që sjell jeta, fëmijëria e hershme dhe  procesi arsimor.

 

 

 Kryetarja e shoqatës "Montesori", Biljana Stojçevska, informoi se qendra është e dedikuar për fëmijët e moshës prej 2 deri në 10 vjeç dhe do të investohen mjete për ndërhyrje të hershme dhe stimulim të hershëm të fëmijëve.

 

 

 Në pyetjen e gazetarëve për respektimin e masave për shkak të fazës së shpallur portokalli dhe nëse ka denoncime për shkelje, ministrja Trençevska informoi se gjatë ditës së djeshme Inspektorati Shtetëror i Punës ka kryer 90 inspektime, prej të cilave 69 janë kontrolle të jashtëzakonshme dhe 21 kontrolle për kryerjen e veprimtarive ku punëtorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta  në ambient të hapur dhe ku janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të nxhehtësisë. ar/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR