• e enjte, 28 nëntor 2024

Hapet Qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në vend

Hapet Qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në vend

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Në prag të Ditës Botërore të Obezitetit, 4 Marsit, në kuadër të ISHP SPQ “8 Shtatori” u hap sot Qendra e parë për Menaxhimin e Obezitetit në vend. Në qendër trajtimi do të jetë me mjekë të specialiteteve të ndryshme. Këtu do të bëhet edukimi i pacientëve, rregullimi i dietës, do të planifikohet terapi farmakologjike për pacientët që kanë nevojë për terapi, ndërsa për pacientët jashtëzakonisht obezë do të ofrohet kirurgji bariatrike, e cila mund të bëhet edhe në këtë institucion.

"Obeziteti prek një përqindje të caktuar të të gjithë popullsisë dhe është një problem mjaft i zakonshëm. Si me popullatën e re, ashtu edhe me të moshuarit. Trajtimi i obezitetit trajtohet si sëmundje kronike dhe në të marrin pjesë një numër i madh specialistësh të ndryshëm", tha dr. Kristian Kostov, drejtor i SPQ “8 Shtatori”.

Docent dr. Taner Hasan, endokrinolog, shef i departamenteve të brendshme në SPQ,  "8 Shtatori", informoi se pacientët do të mund të vijnë në Qendër përmes "Terminit tim". Qendra do të përfshihet edhe në qendrat e tilla në Evropë, përmes shoqatave evropiane për obezitet.

"Së bashku me Shoqatën për Obezitet nga Republika e Maqedonisë së Veriut, "OBEM", do të kemi bashkëpunim të përbashkët. Do të realizojmë ngjarje dhe programe edukative për të gjithë popullatën, me qëllim të vetëdijesimit të popullatës për obezitetin. Kohë më parë, për fat të keq, obeziteti nuk pranohej si sëmundje kronike, por në vitet e fundit gjithnjë e më shumë kanë dalë në pah komplikimet që vijnë nga vetë obeziteti si sëmundje. Prandaj edhe ne kemi bërë plane së bashku me Shoqatën, për edukim, seminare, simpoziume në të gjithë vendin.Për të ndarë edhe të dhënat dhe informatat", tha Hasan.

Ai theksoi se është një numër mjaft i madh i pacientëve, fatkeqësisht në moshën e adoleshencës, të cilët kanë obezitet dhe rrezik për të zhvilluar diabetin dhe çrregullime të tjera.

Bashkëpunëtori shkencor Dr.Irfan Ahmeti, kryetar i Shoqatës Shkencore për Obezitet “OBEM”, e përshëndeti hapjen e një qendre të tillë.

"Fatkeqësisht, obeziteti po merr përmasa pandemike. Rreth 650 milionë njerëz në botë janë obez. Duhet të ndërgjegjësojmë se obeziteti është një sëmundje, e cila për fat të keq shoqërohet me shumë komplikime. Qëllimi është njohja në kohë e obezitetit tek popullata dhe kërkimi i një konsultimi profesional, vendosja e diagnozës dhe ndjekja e duhur dhe multidisiplinore, nën kontrollin e një ekipi profesional. Për të ulur peshën trupore brenda kufijve normalë dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm", tha Ahmeti. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR