• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hapet Programi i ri IPA 3 për financim të projekteve për bashkëpunim tejkufitar me Greqinë në vlerë prej 33 milionë eurove

Hapet Programi i ri IPA 3 për financim të projekteve për bashkëpunim tejkufitar me Greqinë në vlerë prej 33 milionë eurove

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto penov dhe sekretari i posaçëm i Greqisë për bashkëpunim territorial dhe fonde strukurore i BE-së, Georgis Zervos, sot në Shkup e hapën Programin e ri IPA 3 për financim të projekteve për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në vlerë prej 33 milionë eurove.

Siç informoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në takimin e parë të Komitetit ë përbashkët monitorues për zbatim të Programit të ri mes dy vendeve, u shpreh kënaqësi nga rezultatet e realizuara në periudhën e dytë programore, në të cilën janë financuar 62 projekte, me pritje që shfrytëzimi i mjeteve nga BE-ja të vazhdojë të rritet.

Ky program është shumë me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale sepse komunat, por edhe institucionet dhe organizatat qytetare mund të aplikojnë drejtpërdrejtë për mjete nga instrumenti IPA i BE-së dhe të sigurojnë financim të projekteve të rëndësishme në komuna. Ministria do të vazhdojë të punojë në përforcimin e kapaciteteve të veta dhe të komunave për absorbim të plotë të mjeteve të dipsonueshme nga BE-ja, tha ministri Penov.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve përmes instrumentit IPA është i rëndësishëm sepse në procesin e integrimit të shtetit në BE, tregues i madh për gatishmërinë e institucioneve është edhe kapaciteti për shfrytëzim të mjeteve nga instrumenti IPA.

Ai shprehi pritje se në bazë të leksioneve të mësuara, në periudhëne  tretë programore do të arrihet nivel i tërë absorbimit të mjeteve dhe do të relaizohen projekte të cilat do t'i përmirësojnë kushtet për jetesë të qytetarëve në rajonin kufitar.

"Me këtë rast dëshiroj ta përshëndes përparimin e punëve për ndërtimin e vendkalimit kufitar "Markova Noga". Prespa ka simbolikë të madhe për vendet tona, Maqeodninë e Veriut dhe greqisë, por ky vendkalim kufitar ka edhe vlerë të madhe praktike për komunikim më të lehtë të banorëve, që do të kontribuojë edhe për zhvillimin e mikrorajonit", theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Penov. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR