Hapet Panairi i librit - librat t'i kultivojmë si simbol i shpresës dhe dialogut
- Panairet e librave janë shumë më tepër se tregti me libra. Panairet janë shoqërim, por edhe bashkim i potencialit të madh kreativ. Në kohë të pasigurta, duhet t'i kultivojmë dhe t'i mbrojmë librat si simbol i shpresës dhe dialogut dhe si modernizim kreativ i botës si udhërrëfyes, porositi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila zyrtarisht e hapi edicionin e 36-të të panairit të librit në arenën "Boris Trajkovski" në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:59, 18 prill, 2024
Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Panairet e librave janë shumë më tepër se tregti me libra. Panairet janë shoqërim, por edhe bashkim i potencialit të madh kreativ. Në kohë të pasigurta, duhet t'i kultivojmë dhe t'i mbrojmë librat si simbol i shpresës dhe dialogut dhe si modernizim kreativ i botës si udhërrëfyes, porositi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila zyrtarisht e hapi edicionin e 36-të të panairit të librit në arenën "Boris Trajkovski" në Shkup.
Ministrja potencoi se panairet në vitet e fundit u shndërruan në ngjarje edukative dhe kulturore të cilat japin mundësi për rrjetëzim, përmes kultivimit të lidhjeve mes autorëve, editorëve dhe faktorëve. Siç tha, ky vit Panairi i librit ka përmbajtje përmes të cilave do të arrijë akoma më larg dhe do të prekë tek publiku.
"Ministria e Kulturës si mbështetëse e kësaj feste të librit mbetet mike e madhe dhe mbështetëse e fuqishme e kësaj pasurie. Në konkurset vjetore nga viti në vit ishte impresiv numri i veprave të paraqitura gjithnjëe më cilësore edhe nga autorë të rinj të vendit. Dhe kjo sinqerisht më gëzon, siç më gëzon edhe interesi i rritur për krijim të titujve të shumtë dhe publikimeve për fëmijë. Pa hamendje e marrin mbështetjen tonë sepse në këto kohë moderne në të cilat ka gjithnjë e më pak fjalë, ndërsa gjithnjë e më shumë shkurtesa dhe emotikonë rrëfyesit e tregimeve janë gardianë të arsimimit", potencoi Kostadinovska Stojçevska.
Sipas ministres, gëzon edhe numri gjithnjë e më i madh i vizitorëve në Panairin e librit. Kjo, siç tha, vetvetiu flet shumë për raportin ndaj librit.
Daniella Gligorova, udhëheqëse e Panairit të Librit në fjalimin e vet sot përmendi se gjatë ditëve të panairit do të ofrojnë shumë argëtim dhe shoqërim, momente të gëzuara me libra të preferuar, autorë, por edhe avantura të reja të shkruara në faqet e librave të rinj me të cilat të gjithë vizitorëve do të largohen nga këtu.
Shkrimtarja Frosina Parmakovska në fjalimin e vet sot para hapjes zyrtare në Panair, tha se për adhuruesit e fjalës së shkruar, Panairi i librit çdoherë është festë e vërtetë.
Ajo, siç shtoi, është nga gjeneratat që janë rritur me magjinë e librit, por të cilët kanë pranuar pasuri letrare nga paraardhësit letrarë, themeluesit e letërsisë bashkëkohore të vendit.
Panairi i librit do të jetë i hapur për vizitorë deri më 24 prill, nën moton "Rrëfimi lexohet". ab/
Foto: МIА