• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hapet panairi "Festivali i librit" i botuesve letrarë shqiptarë

Hapet panairi

Gostivar, 13 shtator 2023 (MIA) - Me program të rastit kulturoro-artistik dhe fjalime përshëndetëse, sonte në Gostivar në amfiteatrin veror është shënuar fillimi i manifestimit "Festivali i librit Gostivar 2023". Këtë vit, në edicionin e tretë, i cili do të zgjat deri më 16 shtator, janë paraqitur botues nga vendi dhe vendet e huaja. Krahas blerjes së librave dhe botimeve të shtypura, këtë vit publiku do të ketë mundësi të takohet me shkrimtarë, publicistë dhe autorë letrarë në promovimet dhe takimet e tyre me lexuesit.

"Kjo ngjarje e vendos Gostivarin në kartën rajonale të panaireve të librit dhe e ngrit në aspektin kulturor", tha Valbon Limani, kryetar i Këshilit të Komunës së Gostivarit në hapjen.

Organizatorët, dega gostivarase e Lidhjes botërore shqiptare të shkrimtarëve dhe Qendrës Mozaik-Radstok, kanë ftuar shumë mysafirë, të cilët në orët e pasditës do të kenë debate dhe diskutime në tema letrare.

Në mbrëmjen e parë, ishte edhe hulumtuesi, publicisti dhe përkthyesi Dejvid Hosaflok, i cili foli për veprën "Rrethimi i Shkodrës" nga Martin Barleti. Në natën e fundit, u paralajmërua Flutira Açka, një nga autoret më të rëndësishme të valës së re në letërsinë shqiptare.

Shpend Bajrami, një nga organizatorët, tha se këtë vit në stendat e shitjes në bregun e djathtë të lumit Vardar do të përfaqësohen 16 shtëpi botuse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedponia e Veriut.

Panairi i tretë i librave në Gostivar financiarisht është i përkrahur nga pushteti lokal. bsh

QËNDRONI TË LIDHUR