• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjeprurëse në burgun e Idrizovës

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjeprurëse në burgun e Idrizovës

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjeprurëse në burgun e Idrizovës.

I dyshuari, i dënuar me burg në ISHP Burgu Idrizovë – Shkup më 31 maj ka lënduar rëndë një të burgosur tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe nga plagët e mara viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor.

"Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe rreziku që ta përsërisë veprën penale, prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit", thuhet në kumtesën e PPRMV.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” sipas nenit 131 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR