• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hans Kluge shpreh vlerësime publike për ministrin Arben Taravari

Hans Kluge shpreh vlerësime publike për ministrin Arben Taravari

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)- Në takimin e 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën që u mbajt së fundmi, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mori vlerësime nga Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Dr. Kluge shprehu vlerësime për përpjekjet e Taravarit për përditësimin e listës pozitive, një veprim i cili pasqyron përkushtimin e tij për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe qasjes ndaj barnave të nevojshme për qytetarët.

“Pjesëmarrja e ministrit Taravari konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR