• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hanil Bufi prokuror shtetëror për Dibrën dhe Qendrën Zhupa

Hanil Bufi prokuror shtetëror për Dibrën dhe Qendrën Zhupa

Dibër, 27 janar 2024 (MIA) - Pas dy dekada e gjysmë sërish është emëruar prokuror shtetëror në Dibër, i cili në kuadër të kompetencave të tij do ta mbbulojë edhe Qendrën Zhupa.

Me propozim të Komisionit për emërime, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për prokuror shtetëror është emëruar Hanil Bufi, bashkëpunëtor i lartë i deritanishëm i kryetarit të Gjykatës Themelore në Dibër me 17 vjet përvojë punë në këtë institucion.

"Kjo për mua është nder i madh, por gjithsesi edhe përgjegjësi. Ky institucion në Dibër ka funksionuar deri në vitin 1998, pas së cilës kompetencat i ka ndërmarrë prokurori shtetëror nga Struga. Kthimi i kompetencave në Dibër kuptohet që është i mirëseardhur edhe për bashkëqytetarët e mir, të cilët më lehtë dhe pa shumë mund do t'i kryejnë nevojat e tyre. Do të angazhohem maksimalisht që ta justifikoj besimin", tha Bufi për MIA-n.

Bufi (43) rrjedh nga një familje e njohur dibrane e përfaqësuesve të fellës gjyqësore. Babai i tij Eshref Bufi, i cili është gjykatës i njohur në pension, shumë vite ka qenë kryetar i Gjykatës Themelore në Dibër, si dhe njeriu i parë i Gjykatës së Apelit në Gostivar. Pas hapave të tij ec edhe djali i tij Veron Bufi, i cili është avokat. mb/

Foto: Arkiva private e Hanil Bufit

QËNDRONI TË LIDHUR