• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hanif Zendeli zgjidhet zëvendëskryetar i ri i Këshillit gjyqësor

Hanif Zendeli zgjidhet zëvendëskryetar i ri i Këshillit gjyqësor

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Hanif Zendeli është zgjedhur zëvendëskryetar i ri i Këshillit gjyqësor. Me propozim të anëtarit Ivica Nikollovski në seancën e sotme të 444-të të Këshillit gjyqësor me nëntë vota “për” dhe një “kundër”, Zendeli u zgjodh si zëvendëskryetar i ri në vend të Selim Ademit.

"Sigurisht se do të angazhohem maksimalisht që të japë kontributin në përmirësimin e të gjitha situatave. Mendoj se kam qenë pjesë e kësaj dhe dua që punët të shkojnë ashtu siç i ka hije një institucioni më të lartë në vend, ai është Këshilli gjyqësor", tha Zendeli.

Anëtarët e tjerë të Këshillit i dëshiruan punë të suksesshme zëvendëskryetarit të ri.

Në seancën e sotme, Këshilli gjyqësor ka konstatuar pushimin e mandatit të anëtarëve Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski pas dorëheqjeve të tyre.

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR