Hani: Krimi ekologjik është ndër më të shtrejtët dhe më pak i ndjekuri penalisht, në EJL vetëm 57 raste të përpunuara
- Krimi ekologjik në botë paraqet një nga krimet më të mëdha, do të thoja më i kushtueshmi, por edhe më pak i ndjekur penalisht. Kjo është veçanërisht e theksuar në Evropën Juglindore, bazuar në statistikat e Euroxhast, të cilat konfirmojnë se janë përpunuar vetëm 57 raste që lidhen me krimin ekologjik, deklaroi drejtori i Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), Albert Hani, në trajnimin e sotëm për përfaqësuesit e Sektorit të Mbrojtjes së natyrës-biodiversitetit në fushën e Vlerësimit të Rrezikut të Korrupsionit (VRrK).
- Post By Ramize Qamili
- 12:33, 4 mars, 2026
Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Krimi ekologjik në botë paraqet një nga krimet më të mëdha, do të thoja më i kushtueshmi, por edhe më pak i ndjekur penalisht. Kjo është veçanërisht e theksuar në Evropën Juglindore, bazuar në statistikat e Euroxhast, të cilat konfirmojnë se janë përpunuar vetëm 57 raste që lidhen me krimin ekologjik, deklaroi drejtori i Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), Albert Hani, në trajnimin e sotëm për përfaqësuesit e Sektorit të Mbrojtjes së natyrës-biodiversitetit në fushën e Vlerësimit të Rrezikut të Korrupsionit (VRrK).
Drejtori i RAI-t, Hani, theksoi se mandati i këtij institucioni nuk është vetëm të luftojë kundër korrupsionit, por edhe të krijojë një kulturë të qëndrueshme integriteti. Sektori i mbrojtjes së mjedisit jetësor, tha, është identifikuar nga IRKK-ja si një nga sektorët më të ndjeshëm me një rrezik të lartë nga korrupsioni.
"Mandati ynë nuk është vetëm të luftojmë kundër korrupsionit, por edhe të krijojmë një kulturë integriteti, si dhe të ndërtojmë vlera të reja, të cilat do të kujdesen për shoqërinë tonë... Mbrojtja e mjedisit jetësor është me rëndësi të veçantë për shkak që kemi krim ekologjik në botë paraqitet një nga krimet më të mëdha, do të thoja më i shtrenjti, por edhe më pak i ndjekur penalisht", theksoi Hani, duke u mbështetur në statistikat e Euroxhast, sipas të cilave janë përpunuar vetëm 57 raste që lidhen me krimin ekologjik.
Në pyetjen nëse trajnimi do të rezultojë në mjete dhe mekanizma specifikë për vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në sektorin e mjedisit jetëso, Hani tha se detyra, mbi të gjitha, bie mbi udhëheqësit e institucioneve të ndryshme për të marrë përgjegjësi në luftën kundër korrupsionit, por edhe mbi udhëheqësit që drejtojnë vendin, duke theksuar se sektori i mjedisit jetësor është një sektor më pak i rregulluar, ndërsa për këtë arsye më i ekspozuar ndaj korrupsionit.
"Kjo do të thotë zhvillimi i një mjeti specifik për monitorim, i cili, përmes pyetësorëve dhe instrumenteve të posaçme, njofton në kohën e duhur për potencialin për korrupsion, por në të njëjtën kohë është një mjet që lejon që rregullat dhe procedurat të rregullohen edhe më mirë dhe të identifikohen mangësitë në kompetencat, për shembull, të institucioneve të ndryshme. Meqenëse sektori i mjedisit jetësor është një sektor më pak i rregulluar dhe më i ekspozuar ndaj korrupsionit, kjo do të thotë se ka më shumë hapësirë për diskrecion dhe vendimmarrje që shpesh ndikohet nga interesa të ndryshme" përfundoi drejtori i RAI-t.
Në ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori austriak në vend, Martin Pamer, i cili bëri thirrje për zbatim dinjitoz të legjislacionit antikorrupsion dhe ndërtimin e kulturës së integritetit.
Në fjalimin e tij ai theksoi se Austria e mbështet vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ju bëri thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë, nga përfaqësuesit më të lartë politik deri te qytetarët, të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm sepse “ligjet dhe rregulloret më të mira nuk ndihmojnë nëse nuk zbatohen, nuk respektohen dhe nuk ndiqen në bazë ditore”.
“Vendi ynë e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha përpjekjet në atë drejtim. Do t'u bëja thirrje të gjithëve, nga përfaqësuesit më të lartë politikë deri te qytetarët, të jenë të përgjegjshëm, konsistent dhe të ndërgjegjshëm. Ligjet dhe rregulloret më të mira nuk ndihmojnë nëse nuk zbatohen, nëse nuk respektohen dhe nëse nuk ndiqen çdo ditë”, tha Pamer.
Trajnimi është i treti nga seria e trajnimeve kombëtare të organizuara në kuadër të projektit “Evropa Juglindore – Bashkë kundër korrupsionit II” (СЕЕ-ТАК II), i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me mjete nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe i zbatuar nga RAI dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC).
RAI është organizatë ndërkombëtare me seli në Sarajevë, e themeluar nga nëntë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, me mandat që ta ndërtojë besimin drejt institucioneve në rajon përmes fuqizimit të kapaciteteve në sferën e luftës kundër korrupsionit. Projekti SEE-TAK II realizohet në gjashtë juridiksione të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – dhe do të zgjasë deri në maj të vitit 2027. rq/fc/
Foto: MIA