• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hamasi u bëri thirrje vendeve arabe dhe myslimane që ta detyrojnë Izraelin të ndërpresë "agresionin"

Hamasi u bëri thirrje vendeve arabe dhe myslimane që ta detyrojnë Izraelin të ndërpresë

Kajro, 12 nëntor 2024 (MIA) - Lëvizja islamike palestineze "Hamas" u bëri thirrje dje vendeve arabe dhe myslimane që të përmbushin deklaratat e bëra të njëjtën ditë në samitin e tyre në Riad dhe të detyrojnë Izraelin të ndalojë "agresionin" e saj.

"Konfirmimi i të drejtave kombëtare të popullit tonë, prej të cilave e para është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin, kërkon përpjekje urgjente dhe zgjidhje praktike për të detyruar (Izraelin) të ndalojë agresionin dhe gjenocidin kundër popullit tonë", tha Hamasi.

"Populli palestinez pret nga vëllezërit e tij në vendet e Ligës së Shteteve Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik bashkëpunim të menjëhershëm në praktikë të vendimeve të marra sot, si dhe aktivizimin e të gjitha instrumenteve në dispozicion për t'i dhënë fund agresionit izraelit në Gazë", theksohet në kumtesën e grupit.

"Hamasi" shfaqi shpresën se vendet nga shtetet arabe dhe myslimane do të jenë në gjendje të "sigurojnë ndihmë për popullin e Gazës për t'i dhënë fund bllokadës së enklavës". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR