• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Hallk Eko Shkupi vrapon 10 K" për të shtatën herë në rrugët e Shkupit

Shkup, 7 maj 2023 (MIA) - Gara e cila mori certifikatë nga Atletika Botërore dhe AIMS, "Hallk Eko Shkupi vrapon 10 K", sot paradite u mbajt për të shtatën herë. Rreth 1.500 garues e filluan garën nga fontana "Lotos" dhe e përfunduan në të njëjtin vend këtë garë prej dhjetë kilometrave.

Fitues në konkurrencën e meshkujve në edicionin e shtatë të kësaj gare është Dario Ivanovski me kohën prej 30:22 minuta, në vendin e dytë u gjend Tiron Mamusha nga Shqipëria për 32:29 minuta, përderisa i treti garën e përfundoi Ivan Peshovski për 32:53 minuta.

Tek femrat, e para cakun e kaloi Bilserin Sulejman nga Bullgaria me kohën 36:58 minuta, vendi i dytë i takoi Biljana Kiraxhievës nga Serbia me kohë 38:54 minuta, ndërsa piedestalin e plotësoi Marinela Cekova nga Bullgaria e cila e përfundoi garën në vendin e tretë për 40:30 minuta.

Kjo garë, si edhe të gjitha garat e tjera të cilat janë nën petkun e Lidhjes së Sporteve në Shkup, theksojnë organizatorët, janë motivim për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e japin maksimumin e tyre, të vazhdojnë me stërvitje, ushtrim dhe ruajtjen e shprehive të shëndosha dhe sportive. 

"Hallk Eko Shkupi vrapon 10 K" është në organizim të Lidhjes së Sporteve në Shkup, bashkëorganizatorë janë Federata e Triatlonit e Maqedonisë dhe K.A. "Rabotniçki", nën patronazhin e Agjencisë së Rinisë dhe Sportit dhe Qytetit të Shkupit. Sponzor i garës është SHA Hallkbank Shkup. fc/

Fotografitë: Idea Lab

QËNDRONI TË LIDHUR