• e mërkurë, 25 shtator 2024

Halevi: Izraeli nis një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Liban

Halevi: Izraeli nis një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Liban

Tel Aviv, 24 shtator 2024 (MIA) - Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) sot kumtuan se po kryejnë një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.

Paraprakisht sot, dy valë sulmesh u kryen në Libanin jugor dhe Luginën Beka, transmeton "Tajms of Izrael".

Shefi i Shtatëmadhorisë së ushtrisë izraelite, gjeneral nënkoloneli Herzi Halevi, pas vlerësimit në mëngjes, deklaroi se Hezbollahut nuk do t'i jepet "të merr frymë" dhe se armata do të intensifikojë aksionet kundër këtij grupi në Liban.

"Hezbollahu nuk duhet të pushojë. Patjetër të vazhdojmë të veprojmë me të gjitha forcat tona", theksoi ai dhe shtoi se IDF do të intensifikojë operacionet sulmuese.

"Situata kërkon vazhdimin e aksioneve intensive në të gjitha frontet", tha Halevi.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se, sipas bilancit të ri, në sulmet izraelite ndaj Libanit sot dhe dje janë vrarë 558 persona, prej të cilëve 50 fëmijë dhe 94 gra, ndërsa janë plagosur 1.835 persona. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR