• e enjte, 26 dhjetor 2024

Haland në sfilatë të "Dolçe dhe Gabana" me kostum të kaltër dhe pantofla

Haland në sfilatë të

Palermo, 13 korrik 2023 (MIA) - Ylli i Mançester Sitit, Erling Haland mori pjesë në një sfilatë të modës të brendit "Dolçe dhe Gabana" në rajonin Pulia në Italinë lindore, ndërsa me këtë rast ka veshur një kombinim tejet mbresëlënës, gjë që ka shkaktuar komente të shumta.

Futbollisi norvegjez ka arritur në sfilatën me të dashurën e tij, Izabel Johansen, ndërsa veshja e tij me ngjyrë kaltër të zbehtë, si të klubit të tij, është "plotësuar" me pantofla të bardha dhe syze dielli. Izabel ishte në një fustan elegant të verdhë. Komentet nën publikimin kryesisht nuk ishin pozitive për futbollistin...

Në të vërtetë, komentusit e kanë krahasuar me Xhorxha Melonin - kryeministren aq të përfolur të Italisë, por edhe me ekoaktivisten Greta Tunberg.

"Xhorxha Meloni pak ka ndryshuar", "Pantofla nga pazari", "Kostum me pantofla të gjyshes", "Nëna ima i ka pantoflat e njëjta", "Armik i modës", "Nuk e kam ditur nëse Greta Tunberg ka motër" - janë vetëm një pjesë  komenteve për futbollistin.

Mediumet perëndimore, ndryshe, njoftojnë se Erling Haland ka nënshkruar kontratë me "Dolçe dhe Gabana" me vlerë 2,5 milionë euro dhe ai do të jetë fytyra e tyre e re. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR