• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hakerët kanë pasur qasje deri te adresat elektronike të 632.000 nëpunësve federal amerikanë

Hakerët kanë pasur qasje deri te adresat elektronike të 632.000 nëpunësve federal amerikanë

Uashington, 31 tetor 2023 (MIA)- Hakerët kanë fituar qasje në adresat elektronike të rreth 632.000 punonjësve federalë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtësisë së SHBA-së, njoftoi mbrëmë agjencia Blumberg duke cituar Drejtorinë e kuadrove të SHBA-së.

Sipas informacioneve në dispozicion, sulmi kibernetik ka ndodhur më 28 dhe 29 maj dhe për të dyshohet grupi i hakerëve Clop, kinse për lidhshmëri me Rusinë. Sipas raportit, me ndërhyrjen kriminelët mund të kenë qasje deri te të dhënat duke përdorur programin e transferimit të skedarëve MOVEit.

Zyrtarët federalë të krimit kibernetik më parë konfirmuan se agjencitë qeveritare kanë qenë të komprometuar nga sulmi, por nuk kanë ndarë mjaftueshëm të dhëna për shkallën e sulmit, as nuk përmendën emrat e agjencive që u sulmuan.

Blumberg ka pasur qasje deri në këto informacione pas një kërkese të Ligjit për lirinë e informacionit.

Agjencia mëson se ky grup hakerash deri tani ka sulmuar rreth 2.500 kompani private dhe organizata qeveritare në SHBA.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR