• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hakerët këtë vit kanë vjedhur dy miliardë dollarë në kriptovaluta

Hakerët këtë vit kanë vjedhur dy miliardë dollarë në kriptovaluta

Uashington, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Hakerët në mbarë botën këtë vit kanë vjedhur miliarda dollarë në kriptovaluta, por kjo shumë është më e vogël se vitin e kaluar, kumtuan kompanitë e specializuara për siguri kibernetike.

Kompania "Difaj" (De.Fi) beson se hakerët në këtë vit, 2023, përfituan dy miliardë dollarë në kriptovaluta, që, sipas raportit të saj, "i cekë ndjeshmërinë e përhershme dhe sfidat në suaza të ekosistemit "Difaj", shkruan portali TeçKranç (TechCrunch).

Kompania për bllokçejn "TRM Labs" paraprakisht në dhjetor vlerësoi se hakerët vetëm këtë vit kanë vjedhur kriptovaluta në vlerë prej 1,7 miliardë dollarëve.

Epilogu i këtillë është më i mirë se ai në vitin 2022, vit kur, sipas "Chainalysis", hakerët vjedhën shumë rrekorde prej 3,8 miliardë dollarëve në kriptovaluta.

"Më të suksesshëm" në këtë treg të vjedhjeve të kriptovalutave me sulme hakerike vitin e kalaur ishin hakerët nga Koreja e Veriut, të njohur si "Grupacioni Lazar", të cilët vodhën kriptovaluta në vlerë prej 1,7 miliardë dollarë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR