• e premte, 27 dhjetor 2024

Hakaton programues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Hakaton programues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet "Ura digjitale: Hakatoni i Kuvendit, i cili ka për qëllim t'i lidh programuesit e rinj me Kuvendin përmes zhvillimit të zgjidhjeve inoivative softuerike.  

Hakatoni realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen Parlamentare, organizator dhe mikpritës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka për qëllim t'i lidhë programuesit e rinj me Kuvendin përmes zhvillimit të zgjidhjeve inovative softuerike, duke përdorur set të të dhënave nga Portali i të Dhënave të Hapura të Kuvendit, Portali Nacional i të Dhënave të Hapura dhe Portali i Financave të Hapura.

Ky eveniment është disejnuar për të frymëzuar dhe inkurajuar talentët e rinj që të përdorin fuqinë e të dhënave të hapura për të krijuar zgjidhje softuerike, që do të përdorej për të mirën publike dhe që do të adresonte sfida të ndryshme shoqërore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR